• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De La Fuente ndjek Brahim Diaz, gati ftesa nga kombëtarja e Spanjës

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Forma e Brahim Diaz me Real Madrid nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i Spanjës Luis De La Fuente.

Ai ka bërë 28 paraqitje deri më tani me “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tre asistime.

Kjo formë e lojtarit, sipas medieve spanjolle ka bërë që trajneri i Spanjës ta mendojë për ta pasur në ekip për miqësoret që ta testojë përpara ndeshjeve të EURO 2024.

Kjo do të ishte ftesa e dytë nga kombëtarja e Spanjës për mesfushorin, ndërsa e para ishte më 8 qershor 2021 në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.

Skuadra e Spanjës do të zbresë në fushë muajin e ardhshëm për dy ndeshje miqësore me aromë amerikano-jugore. Më 22 mars kundër Kolumbisë, ndërsa më 26 mars do të jetë radha e një ndeshjeje mjaft interesante ndaj Brazilit.

Dy ndeshje që do të shërbejnë për të testuar situatën e kombëtares spanjolle në kuadër të kampionatit të ardhshëm europian që do të luhet në Gjermani gjatë verës.

Next Post

E ardhmja në “udhëkryq”, “Djajtë” e Milan pa një “bomber” fiks në majën e sulmit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.