Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente ka ndryshuar listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në muajin tetor.
Federata Spanjolle përmes një komunikate ka njoftuar se futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal nuk do të grumbullohet për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.
Ai ka pësuar një lëndim të ri, ku skuadra katalanase ka njoftuar se rikuperimi i tij do të zgjasë 2-3 javë.
”Lamine Yamal është përjashtuar nga skuadra e Luis de la Fuentes për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Gjeorgjisë në Elche dhe Bullgarisë në Valladolid.
Pas një kërkese për informacion mjekësor nga shërbimet mjekësore të RFEF dje, shërbimet mjekësore të FC Barcelona raportuan këtë pasdite, pasi u publikua skuadra zyrtare, se sulmuesi Blaugrana po përjeton shqetësime në zonën e tij pubike. Prandaj, për të nxitur një shërim të shpejtë dhe të sigurt, siç është rasti me të gjithë lojtarët që luajnë për ekipin kombëtar spanjoll, ai është tërhequr nga skuadra.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.