Friday, 24. July 2026
Sport

De la Fuente për sjelljen e lojtarëve të Argjentinës pas finales: Reagimi i tyre ishte i patolerueshëm!

GS 24/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pas finales së Kupës së Botës, disa argjentinas reaguan me shpërthime të pakuptimta ndaj kampionëve të ri të botës. Trajneri i “la Roja”, Luis de la Fuente, i është rikthyer atij episodi duke e kritikuar ashpër.

Edhe një javë më vonë, finalja e Kupës së Botës ende po gjeneron diskutime. Fokusi nuk është aq shumë te ajo që ndodhi brenda 120’, të cilin Spanja e dominoi qartë, por debati po përqendrohet te sjellja e lojtarëve të “Albicelestes”.

“Në atë moment nuk vura re asgjë. Po festoja dhe po përqafoja stafin dhe disa lojtarë”, tha de la Fuente në televizionin spanjoll. “Por në çdo rast, është e patolerueshme, nuk duhet të ndodhë”, tha komisari teknik i Spanjës. A.V.

Teilen: