Trajneri Luis de la Fuente do të jetë në krye të Kombëtares së Spanjës të paktën edhe për katër vjetët e ardhshëm, pavarësisht se çfarë do të ndodh në finalen e “Euro 2024”.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar se De la Fuentes do t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2028 pas punës fantastike që e ka bërë me ekipin.
ADVERTISEMENT
Drejtuesit e federatës spanjolle tashmë e kanë njoftuar De la Fuenten për vendimin dhe gjithçka do të bëhet zyrtare javën e ardhshme, pra pas përfundimit të Evropianit.
Me rinovimin e kontratës, De la Fuente do të ketë pagë vjetore prej 2 milionë eurosh plus bonuset.
Kontrata aktuale i skadon atij në vitin 2026, ndërsa është në krye të Spanjës prej dhjetorit të vitit 2022 kur e zëvendësoi Luis Enriquen.
Me trajnerin De la Fuente, Spanja ka arritur në finalen e “Euro 2024” ku të dielën mbrëma do të përballet me Anglinë.