Alvaro Morata, pa varësisht gjithçkaje dhe trajektores së karrierës së tij në klube, mbetet një pikë referimi në kombëtaren spanjolle. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Cadena SER”.
Ai ka folur për tema të ndryshme, mes të cilave dhe largimin nga Atletiko në verë, të cilin e ka renditur mes gabimeve që ka bërë në zgjedhjet e tij. Ai foli dhe për penalltinë e Alvarez kundër Realit në Champions, situatën e Viniciusit, si dhe objektivat e kombëtares spanjolle.
TURQIA – “Turqit janë shumë miqësorë, përveç ditës së ndeshjes… Unë jetoj mbi stadiumin e Besiktashit dhe duhet të shkoj të marr fëmijët…”
ATLETIKO MADRID – “Nëse do të kthehesha pas në kohë, ndoshta nuk do të largohesha nga Atletiko. Kur nuk ndihesh mirë në disa nivele në jetën tënde, merr vendime të gabuara. Në verë, duhet t’i kisha menduar gjërat më shumë dhe tani nuk ka kuptim të ndryshoj. Të kthehem? Tashmë është e vështirë… Duhet të shikosh përpara, dhe unë jam shumë i lumtur në Turqi”.
SIMEONE – “Viti i kaluar ishte vërtet i vështirë për mua dhe zbulova një anë më të ndjeshme, më sentimentale të Cholos (epiteti për Simeonen, trajnerin e Atletikos). U befasova vërtet si person nga mënyra se si ai më ndihmome një çështje personale. Unë u befasova shumë prej tij”.
KOMBËTARJA E SPANJËS – “Ne kemi një ekip të denjë për të fituar Kupën e Botës, sepse fituam Kampionatin Evropian dhe sepse ylli në gjoks të detyron të konkurrosh për gjithçka”.
DE LA FUENTE – “Është një trajner dhe person me këmbë në tokë, mjaft i ekuilibruar. Është një person i veçantë që fare mirë mund të ishte daja jonë, babai jonë. Ai sheh gjithnjë anën pozitive të gjësë. Por ai nuk është vetëm një person pozitiv. Ai është dhe një kafshë pune, që dëshiron vetëm të fitojë”.
HOLANDA – “Janë një skuadër e fortë dhe për t’u respektuar. Do jenë dy ndeshje të mëdha ndaj tyre. Jemi gati dhe të përgatitur për të bërë më të mirën”.
VINICIUS DHE ARABIA – “Unë nuk mendoj se është skandaloze nëse është një periudhë e shkurtër kohore. Ai do të ketë kohë të kthehet. Punët e tjera nuk ju ofrojnë më shumë se 100 herë sesa fitoni”.
PENALLTIA E ALVAREZ – “Unë nuk mendoj se dikush e pa atë që ndodhi qartë. Nuk dua të imagjinoj nëse do të më kishte ndodhur mua… Do të kisha kaluar dy javë, duke menduar nëse e kisha prekur topin dy herë. Imazhet, për fat të keq, nuk të ndihmojnë shumë për të kuptuar vërtet se çfarë ndodhi”.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL