Tuesday, 29. September 2026
Futboll

De La Fuente: Topin e Artë e meriton një spanjoll, ata janë lojtarët më të mirë në botë

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Gara për Topin e Artë po nxehet dhe debati mbi fituesit e mundshëm vazhdon. Prej javësh, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike: të dy janë shumë të spikatur dhe po kërkojnë mbështetje për të fituar çmimin prestigjioz individual.

Megjithatë, lista e kandidatëve është e gjerë dhe përfshin emra të mëdhenj si Khvicha Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Rodri, Harry Kane dhe Ousmane Dembélé. Disa shpresojnë për një fitues spanjoll, siç është trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente.

Ai  nuk e ka fshehur dëshirën për ta parë një nga lojtarët e tij duke e fituar çmimin. Duke folur para ndeshjes kundër Kroacisë në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuán” në Sevilje, trajneri spanjoll i vlerësoi kandidatët.

“Ata janë lojtarët më të mirë në botë. Historia e ‘Topit të Artë’ i detyrohet një njohjeje për një spanjoll. Do të doja shumë që një nga lojtarët tanë ta fitonte atë tani, sepse kjo do të më gëzonte,” deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Është një mesazh që duket se i drejtohet veçanërisht Lamine Yamal, talentit të Barcelonës dhe simbolit të gjeneratës së re të futbollit spanjoll, por edhe yjeve të tjerë të “La Roja”, që janë ndër pretendentët e mundshëm për çmimin.

Teilen: