Friday, 13. March 2026
Euro 2024

De la Fuente: Vlerësimi i Silvinjos më nderon, përballë Shqipërisë me lojtarët më të mirë të mundshëm

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Për komisarin teknik të Spanjës, Luis de la Fuente ndeshja me Shqipërinë është njëra prej atyre që duhen fituar për prestigj dhe për të vazhduar procesin e përmirësimit.

I pyetur për elozhet që ka marrë nga Silvinjo, spanjolli tha: “Gjithmonë je krenar kur merr vlerësimin e një kolegu. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar ajo me Shqipërinë. Ne do të zgjedhim ekipin më të mirë të mundshëm për këtë duel. Unë kam në dispozicion plot 26 futbollistë dhe secili prej tyre është i aftë që të bëjë më të mirën në fushë”.

Teilen: