E përditshmja “Il Mattino” ka shpjeguar të gjitha detajet e misionit holandez për vëzhguesit e Napoli-t, që kanë qenë këtë të diel në Roterdam për të ndjekur ndeshjen mes Feyenoord dhe Ajax.
Të vëzhguarit speciale: sulmuesi Gimenez dhe qendërmbrojtësi Hancko. Të dy janë në shënjestër të Napoli-t prej javësh për të marrë vendin e Osimhen dhe Kim.
Hancko, 27 vjeç, ka karakteristikat e duhura për të zëvendësuar, edhe pse me një vit vonesë, koreanin e transferuar te Bayern Munich. David Hancko është një nga të preferuarit e Ciçio Calzona-s dhe Marek Hamsik në kombëtaren sllovake.
De Laurentiis ka kërkuar informacione për mbrojtësin dhe i është thënë se jo vetëm që lojtari do të ishte i kënaqur të luante në Serinë A, por edhe se është gati.
Mëngjarash, 188 centimetra me muskuj dhe personalitet, ka edhe një nuhatje për golin.
Çmimi, në krahasim me një vit më parë, është rritur: duhen të paktën 20 milionë euro.
Megjithatë, me lamtumirat e sigurta të Natan dhe Juan Jesus, Hanck mund të bëhet goditja e parë e rindërtimit të skuadrës napolitane.
Gjithashtu, Napoli ka ndjekur nga afër edhe talentin e Ajax-it, qendërmbrojtësin 18-vjeçar Jorrel Hato. Vlerësimi i tij është që tani 20 milionë euro, me Arsenalin që duket se është në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.
De Laurentiis, gjithsesi, është gati të bëjë çmenduri.