Në prag të ndeshjes së rëndësishme në Serie A mes Napoli dhe Milan, presidenti napoletan Aurelio de Laurentiis është përpjekur të karikojë skuadrën e tij, duke u dërguar një mesazh edhe tifozëve. Napoli është në garë me kuqezinjtë për vendin e dytë dhe kualifikimin në Champions League.
“Mund t’i siguroj tifozët tanë se menaxhmenti ynë do të vazhdojë të jetë i virtytshëm, duke na lejuar të mbetemi konkurrues në nivelet më të larta, siç kemi bërë gjithmonë që kur mora drejtimin e Napoli“, shkroi presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, në rrjetet sociale.
Më tej, ai tha: “Ndeshjet dhe progresi i një sezoni mund të ndikohen nga faktorë të paparashikueshëm, por ajo që ka rëndësi është vazhdimësia që kemi pasur gjithmonë. Mund të premtoj se do ta ruajmë atë. Forza Napoli Përgjithmonë!“