Interi mposhti me rezultatin 0-3 Napolin në “Diego Armando Maradona”, që sipas presidentit të “Axurrëve” e gjitha ndodhi për shkak të arbitrit.
Heshtja e Napolit pas ndeshjes, ku vetëm Meluso u dërgua para televizorit për të komentuar atë që ndodhi me Interin, bëri bujë. Ishte De Laurentis ai që zgjodhi të mos e linte Maxarrin të fliste. Gabimet me rastin e golit të parë të Interit (faull i Lautaro ndaj Lobotkës) përveç penalltisë së padhënë ndaj Osimhenit në zonën e rreptësisë.
“Ne nuk përfshihemi në teori konspirative, por humbëm për shkak të arbitrit. Na vjen keq për tifozët”, tha numri 1 i Napolit, që gjithashtu i ka bërë thirrje dhe Federatës Italiane të Futbollit të reagojë ndaj këtyre vendimeve.
PANORAMASPORT.AL