Sunday, 26. April 2026
Sport

De Rosi nën shembullin De Zerbit, por Brajtoni do rezultat në Romë

GS 07/03/2024 1 Min. Lesezeit

“De Zerbi për mua është një model, por ne jemi Roma dhe duhet të tregojmë se sa vlejmë ndaj një kundërshtari që dhuron futboll të nivelit të lartë.”

073434075-fac29160-410e-4c59-92d9-d9889712bac9

Me këto fjalë Daniele de Rosi prezantoi sfidën e sotme kundër Brajtonit të drejtuar nga një teknik italian të cilin Pep Guardiola e cilëson si pasardhësin e tij. Lidhur me ndeshjen e “Olpimico”-s, trajneri verdhekuq shtoi: “Duhet të detyrojmë rivalët që të mbyllen e të kemi një qarkullim të mirë të topit. Herët a vonë nëj hapësirë për të goditur do ta gjejmë.”

Brajtoni do të zbarkojë për herë të parë në historinë e tij në Romë i ndjekur nga mbi 4 mijë tifozë. Lidhur me sfidën e sotme në ora 18:45, trajneri i anglezëve deklaroi: “Ecuria jonë në këtë sezon ka pasur disa ulje-ngritje më tepër se sa kishim menduar. Liga e Europës është një mundësi për t’i rritur vlerën punës tonë dhe në Romë shkojmë për një rezultat pozitiv.”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: