• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Rossi i mahnitur nga Dybala: Ai po tregon të gjithë talentin e tij në fushë

03/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të thuhet se ka pësuar një ndryshim total. Ardhja e teknikut, Daniele De Rossi në stolin e “Verdhekuqve”, të Roma-s ka sjellë një frymë totalisht të re e kjo duket te paraqitjet, në elitën e futbollit, Serie A teksa kanë arritur të fitojnë 6 nga 7 sfidat e zhvilluara, me humbjen e vetme, që erdhi nga “Zikaltërit” e Inter, dhe këtyre të fundit, nuk ke se çfarë t’i bësh këtë sezon.

Fitorja e 6-të erdhi pasditen e së shtunës, teksa në transfertën e “Brianteo”, “Gladiatorët” e kryeqytetit, fituan mundën me rezultatin e thellë, 1 me 4, skuadrën e Monza, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit italian të futbollit, duke rikonfirmuar edhe për njëherë tjetër formën e jashtëzakonshme që po kalon Roma.

Një ndër autorët e golave, si dhe protagonist në krijim e një goli tjetër ishte edhe “fantazisti” argjentinas, Paulo Dybala, për të cilin nuk munguan as elozhet në fundin e ndeshjes, me teknikun, Daniele De Rossi, që për mediat, përveç se u duk të ishte tejet i lumtur për rezultatin dhe renditjen u lumturua jo pak edhe nga performanca fantastike e argjentinasit.

“Sot luajtëm më mirë se në ndeshjen e fundit. Ky ekip po kupton atë që dua. Djemtë e dinë që duhet të vrapojnë, të përkushtohen dhe të lëvizin edhe pa top. Unë përpiqem të vendos një ekip sulmues në fushë, sepse e di që kam lojtarë që mund të shënojnë gola në çdo kohë. Dybala? Ai po tregon të gjithë talentin e tij në fushë. Ai është një lojtar ndryshe, një shembull.

Futbollistët kanë cilësi që duhen respektuar dhe shfrytëzuar. Mundohem ta organizoj lojën në atë mënyrë që topi të kalojë shpesh nga këmbët e sulmuesve dhe ndoshta sa më afër portës së kundërshtarit.Përpiqem të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe të them të vërtetën kur shoh diçka që nuk më pëlqen. Pastaj jam trajner dhe bëj zgjedhje. Djemtë janë fantastike, pastaj në dhomat e zhveshjes kam gjetur edhe disa nga ish-shokët e mi të skuadrës që po më ndihmojnë”,- u shpreh teknikut italian.

Next Post

Ish-legjenda e Real Madridit reagon ashpër ndaj gjyqtarit: Gjithmonë të njëjtit kundër nesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.