Trajneri i AS Romës, Daniele De Rossi, tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të kësaj verë.
Strategu italian thotë se ka listën e lojtarëve që do të largohen, por edhe listën e lojtarëve që synon t’i sjellë në kryeqytetin italian.
Sipas tij, tek ‘romakët’ do të vijnë lojtarë që kanë motiv të luajnë e jo lojtarë që kushtojnë 100 milionë euro.
“Kam një listë me lojtarët që duhet të largohen nga Roma”, ka thënë De Rossi.
“Në treg nuk do të kërkoj top-lojtarë që kushtojnë 100 milionë euro, por lojtarë që kanë dëshirë dhe motiv për të luajtur”, ka theksuar tekniku italian.
Ai është i bindur se Roma do të ndërtojë një skuadër të denjë për sezonin e ri.