• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Rossi pak orë larg debutimit, ja si pritet të rreshtohen “Verdhekuqtë” përballë Hellas Verona

20/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 3 ditë pas emërimit, në krye të stolit, të “Verdhekuqve” të Roma-s, mesfushori legjendar i këtij klubi, Daniele De Rossi do të bëjë debutimin e tij, kësaj radhe si “dirigjenti” i skuadrës kryeqytetase, ku fati duket se i ka buzëqeshur, teksa si sfidë të parë do të presë në “mitikun” e “Stadio Olimpico”, skuadrën e Hellas Verona.

Me një trajner të ri në stol pritet që jo pak gjëra, të ndryshojnë te Roma, ku fillimisht pritet që të ketë ndryshime edhe në rreshtimin e titullarëve, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, De Rossi do të përdorë skemën, 4-2-3-1, ku në portë do të rikthehet “gardiani” portugez, Rui Patricio.

Në krahët e mbrojtjes, kësaj radhe më të tërhequr pritet të jenë holandezi, Rick Karsdrop, si dhe italiani, Leonardo Spinazzola, ndërsa qendra pritet të mbulohet nga dyshja Huijes-Llorente, pas skualifikimit të italianit, Gianluca Mancini, si dhe mungesës së “shtatlartit”, Evan Ndicka, për shkak të Kupës së Afrikës.

Para mbrojtjes i padiskutueshëm është “shkatërruesi” i mesfushës, Bryan Cristiante, ku si “shoqërues” pritet të ketë njërin, mes Raul Bove e Leandro Paredes. Drejt sulmit shkojnë Stephan El-Shaarawy, Paulo Dybala e Lorenzo Pellegrini, ndërsa i vetëm në majën e repartit ofensiv pritet te jetë “bomberi” belg, Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al

Next Post

Superkupa sot përballë Ballkanin dhe Prishtinën në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.