• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Zerbi: Roma kundërshtar i vështirë, por ne luajmë për të shkruar historinë e Brighton-it!

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma-Brighton pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të raundit të 1/8-ave të Europa League.

Duke folur për mediet në prag të takimit të parë mes tyre që do të luhet në “Olimpico”, trajneri i skuadrës angleze, Roberto De Zerbi u shpreh fillimisht se janë të vetëdijshëm që do luajnë ndaj një skuadre të fortë, por theksoi se duan të shkruajnë historinë dhe e dinë sa vlejnë si skuadër.

“Unë e respektoj De Rossin sepse është miku im, ngjajmë shumë si njerëz, aq sa vajzat tona janë bërë shoqe sepse kemi të njëjtat vlera. E vlerësoj atë që tha për mua, Roma ishte e fortë me Mourinhon dhe po ashtu është e fortë edhe me De Rossin. Ne nuk kemi përvojë në Europë, por kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin. Ne e dimë se në çfarë stadiumi luajmë, por e dimë se çfarë vlejmë dhe çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë dhe jemi krenarë. Ne nuk luajmë vetëm për çerekfinale, ne luajmë sepse po shkruajmë histori dhe po bëjmë diçka të paimagjinueshme, për gjithçka që Brighton është, diçka për të cilën ndiejmë shumë fort”-deklaroi trajneri italian.

Roma-Brighton ndeshen këtë të enjte duke nisur nga ora 18:45.

Next Post

Në fushë Liverpuli, Leverkuseni dhe Milani! Njihuni me duelet dhe oraret kur luhen ndeshjet në Ligën e Europës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.