• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debakli nga Barcelona, zhveshtorja e Real Madridit ka humbur besimin te njëri prej lojtarëve kryesor të Ancelottit

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtarët e Real Madridit kanë humbur besimin tek njëri prej bashkëlojtarëve të tyre pasi ai pati një paraqitje të dobët në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

 

‘Los Blancos’ u mposhtën me rezultat të thellë 5-2 nga Barcelona në stadiumin ‘King Abdullah’ të Arabisë Saudite.

 

Të humbasësh ndaj Barcelonës është diçka që nuk do të doje asnjëherë në rezymenë tënde si lojtar i Madridit, por këto dy humbje kanë qenë veçanërisht turpëruese pas disfatës 0-4 në ‘Santiago Bernabeu’ në tetor.

 

Kritikat filluan menjëherë në kryeqytetin spanjoll, por një lojtar në veçanti ka marrë më së shumti nga ato për shkak të paraqitjes së tij.

🚨 NEW: Some in the dressing room have lost confidence in Aurélien Tchouaméni, while others point out that he’s being played out of position often. @MarioCortegana pic.twitter.com/liKyD67NkZ

— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 13, 2025

Bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, i cili u paraqit si partner i Antonio Rudiger në mbrojtje, ani pse me pozitë natyrale është mesfushor.

 

Ai mori një karton të verdhë pas 62 minutave lojë dhe dy minuta më pas u zëvendësua nga Luka Modric.

Dhe kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është kritikuar këtë sezon, por në dhjetor të vitit të kaluar, Ancelotti kishte insistuar se francezi është një lojtar i rëndësishëm.

 

“Aurelien ka shfaqur dobinë e tij në nivel defanziv, si qendërmbrojtës ose mesfushor. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sepse na jep gjatësi në ndërprerje, një aspekt i rëndësishëm i lojës në të cilin kemi vuajtur”, kishte thënë tekniku italian.

 

Por raportimet e ndryshme nga Spanja kanë bërë me dije se zhveshtorja e Real Madridit e ka humbur besimin tek ish-lojtari i Monacos. /Lajmi.net/

Next Post

Gabriel Jesus për një kohë të gjatë mbetet jashtë fushave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.