Monday, 25. May 2026
Sport

Debati mbi më të mirin e historisë, Benzema tradhëton Kristianon: Mendoj se është Ronaldo i Brazilit…!

GS 24/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo ka marrë një “shuplakë” në distancë prej ish-shokut të skuadrës te Reali i Madridit. Gjatë një prononcimi të shkurtër për “TNT Sports BR”, Karim Benzema, edhe pse ka thënë se nuk i pëlqen shumë të flasë në mënuyrë kategorike për lojtarë apo situara, ka bërë një përjashtim kur u pyet se cili është lojtari më i mirë i historisë së futbollit.

“Secili thotë atë që mendon. Nesë Kristiano Ronaldo mendon se është më i miri atëherë është i lirë të thotë çfarë të dojë… Për mua më i miri është Ronaldo i Brazilit”, tha Benzema.

“Nuk mw pwlqen aspak tw krahasoj lojtarwt pasi besoj se secili prej nesh ka historinw e vet”, shtoi sulmuesi francez.

Teilen: