Udineze mposhti Leçen me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vlefshme për Seria A. Luka i dha fitoren skuadrës së tij me penalltinë e realizuar në minutën e 32-të.
Një penallti ku për disa momente u debatua brenda skuadrës së Udinezes. Kjo sepse Lorenco Luka kërkoi me ngulm ta gjuante, ndërsa për këtë rast ka folur trajneri Kosta Runjaiç.
Ky i fundit tregoi po ashtu se nuk ishte projektuar Luka për të goditur penalltinë.
“Kemi hierarki të qartë me goditjen e penalltive. Nuk më pëlqeu diskutimi, që zgjati për kohë të gjatë. E bëri zgjedhje personale dhe preferova ta nxjerr nga fusha pasi vendosi ta godasë gjithsesi, një penallti që ishte e goditur shumë mirë.
Nuk është herë e parë që dy lojtarë në një skuadër debatojnë se kush do godasë. Do të flasim për këtë gjatë javës.
E bëra zgjedhjen për ta nxjerrë sepse nuk më pëlqejnë ato që nuk respektojnë rregullat, kështu që duhet të merrja masat. Gjithsesi, do të zgjidhet në stërvitje dhe do fokusohemi te ndeshja tjetër”, u shpreh trajneri i Udinezes.
PANORAMASPORT.AL