Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” për vitin 2025 është shumë afër dhe debati mbi fituesin e mundshëm po nxehet. Një legjendë e vërtetë e futbollit si Thiery Henry ka marrë një qëndrim të qartë.
Tani një konsulent sportiv për CBS, ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës nuk hezitoi të emëronte favoritin e tij të qartë: “Topi i Artë” duhet t’i shkojë Ousmane Dembele.
Sezoni i Dembele ka qenë i jashtëzakonshëm, i mbushur me suksese individuale dhe ekipore.
Me PSG-në, ai fitoi Ligën e Kampioneve, Ligue 1, Kupën e Francës, Trofeun e Klubeve Kampione Evropiane dhe Superkupën Evropiane.
Një listë mbresëlënëse arritjesh, e plotësuar nga statistikat e tij personale marramendëse: 33 gola dhe 13 asiste në 49 ndeshje gjithsej.
Një vit për t’u mbajtur mend, i cili, sipas Henry e bën atë kandidatin kryesor për çmimin më të lakmuar.