• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debatik Curri e akuzon portierin pas barazimit të Prishtinës me Fushë Kosovën

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Timonieri” i Prishtinës, Debatik Curri, është shfaqur i dëshpëruar pas barazimit të Prishtinës me Fushë Kosovën.

Me theks të veçantë e ka fajësuar portierin 21-vjeçar Agron Kolaj për pikët e lëshuara ndaj Fushë Kosovës. Ndeshja Fushë Kosova – Prishtina përfundoi baras, 2:2.

  

Golin e dytë për 2:2, Prishtina e pësoi në minutën e 94-t.

“E dominuam pjesën e parë e po ashtu edhe të dytën dhe normalisht si çdo skuadër kur ka rezultatin mbrohet. Vendosëm shtatë mbrojtës, por reagimi i tyre dhe pësimi i golave është shqetësuese. Të gjitha gabimet janë individuale. Si çdo ndeshje edhe këtë ndeshje mendoj se portieri ka fajin kryesor. Ai është për të mbrojtur dhe jo çdo gjuajtje në drejtim të tij të jetë gol. Nuk mund të kthejmë asgjë, duhet të vazhdojmë. Nuk jam aspak i kënaqur, futbollistët dhe portieri duhet të marrin përgjegjësinë. Kur ekipi fiton, portieri në shumicën e rasteve është protagonist, por në rastet kur pëson gola nga ndërprerjet e ka fajin e vet, pa përjashtuar edhe futbollistët”, ka thënë Curri për “Art Motion”.

Curri theksoi se Ardit Nika dhe Agron Kolaj janë me cilësi të njëjta.

“Cilësia është e njëjtë e dy portierëve. Një pjesë të ndeshjeve ka qenë Nika, por menduam që në këtë ndeshje do të bëj mirë Kolaj dhe e inkuadruam nga fillimi. Por te momenti i fundit, portieri e ka fajin kryesor, edhe penalltia ishte pjesë e kësaj ndeshje. Unë jam përgjegjësi kryesor për rezultatet e fundit. Mendoj se minimalisht tri ndeshje i kemi humbur me fajin tonë, pasi kemi pësuar gola të lehtë. Klubi i ka këta lojtar dhe po mundohemi të nxjerrim maksimumin”, ka theksuar Curri. /Lajmi.net/

 

  

  


Next Post

Fushë Kosova dhe Prishtina ndajnë pikët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.