Dështimi në Superkupën e Gjermanisë ndaj Lajpcigut duket se i ngriti sërish hijet e vjetra të Herri Kejnit mbi “thatësirën” e sukseseve në karrierë, 0 trofe. Megjithatë, takimi me Verderin në vigjilje të javës së parë të Bundesligës nuk la vend për dyshime, gol dhe asist.

Pikërisht prezenca e pykës 30-vjeçare shërbeu si katalizator në manovrat e ekipit. Ditën e djeshme Herri e ka analizuar më ftohtë debutimin te rekordmenët, madje duke e përkufizuar si ëndërr, pa anashkaluar tempin elektrizues nga tifozëria gjermane e deri te cilësitë e kontingjentit te kampionët.
HERRI KEJN-“Termi më i drejtë për ta përshkruar ndeshjen e parë me Bajernin nga minuta e parë ishte si në ëndërr. Shërbeva në golin e parë dhe konkretizova rastin në minutën e 73-të. E pabesueshme të jem i sinqertë. Nuk e prisja që gjithçka të shkonte aq mirë, pas asaj jave të trazuar në Superkupë. Atmosfera e krijuar në stadiumin e Verderit nga të dyja kampet e tifozërive më la pa fjalë.
Mezi po pres përjetimet e tjera në stadiume të ndryshme në ballafaqimet e Bundesligës, duke nisur që me sfidën e ardhshme në ‘Allianz Arena’. Kualiteti në gjirin tonë është i jashtëzakonshëm. Lojtarët janë tepër të shpejtë dhe të aftë për të krijuar raste në çdo moment. Këto karakteristikat i përshtaten mjaf mirë stilit tim të lojës”, përfundoi prononcimin blerja më e shtrenjtë në historinë e Bajern Mynihut. Augsburgu do të udhëtojë në Mynih ditën e dielë, e vlefshme rreth javës së 2-të në kampionat, e cila me shumë gjasa pritet të jetë edhe “viktima” e radhës për “bishën” angleze.
PANORAMASPORT.AL