• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutim fantastik në Kampionatin Evropian, “ylli” i mesfushës shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Portugali-Çeki

18/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ishte nisje që të gjithë kishim menduar, por sërish vlejnë tre pikët. Pavarësisht lojës së bukur dhe plot dominancë, Portugalia e Cristiano Ronaldo, nuk shkuar më shumë se një fitore me shumë vuajtje, në sfidën hapëse të rrugëtimit të tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut kanë mundur, 2 me 1, Çekinë.

Pa diskutimin më të vogël të gjithë djemtë e tekniku, Roberto Martinez shkëlqyen në fushën e blertë, mirëpo njëri prej tyre më shuëm nga të gjithë. Bëhet fjalë për “fantazistin” e mesfushës, Vitinha, me “yllin” e Paris Saint-Germain, që tregoi edhe njëherë që ka potencialin e duhur, për t’u bërë një prej më të mirëve të historisë.

Me plot raste shënimi të krijuara, me një saktësi në pasime prej 90%, me shumë duele të fituara, si dhe me plot 11.3 kilometra të përshkruar rreth fushës, 24-vjeçari nuk i “shpëtoi syrit”, të UEFA-s, të cilët vendosën ta shpallnin turkun “Man of the Match”, duke vërtetuar edhe njëherë se Euro 2024 do të jetë Evropiani i të rinjve, ku deri më tani “yje”, si Lamine Yamal, Jude Bellingham, Pedri, Florian Wirtz, Jamal Musiala, Arda Guler e shumë të tjerë po tregojnë potencialin e tyre. /i.m /abcnews.al 

Fotoja e postuar nga UEFA:

Next Post

Kroacia, Dalic para Shqipërisë: Të gjithë besojmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.