Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka bërë debutim historik në Kupën e Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Të hënën, në ndeshjen e Grupit H, Kepi i Gjelbër ma barazuar me Spanjën.
Dueli i luajtur në SHBA, ka përfunduar pa gola – 0:0. Kjo pikë e fituar është historike për Kepin e Gjelbër që po debuton në këtë ngjarje dhe ka barazuar me Spanjën, një prej kombëtareve favorite për ta fituar Botërorin.
Spanja e ka dominuar totalisht ndeshjen por nuk ka arritur të shënojë gol, ndonëse Kepi i Gjelbër nuk e pati asnjë gjuajtje të vetme në portë.
Ky barazim me Kepin e Gjelbër llogaritet dështim për Spanjën, e cila në grup do të përballet edhe me Arabinë Saudite e Uruguain.
Teilen: