• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutim në një përballje të zjarrë, Tudor para Juventus: Do të jetë diçka e bukur

30/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tekniku kroat, Igor Tudor do të debutojë këtë fundjavë, në krye të pankinës së “Shqiponjave”, të Lazio, me “Të Kaltërit”, që do të presin pasditen e së shtunës, në “Stadio Olimpico”, një kundërshtar shumë të vështirë siç janë edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Siç e do zakoni një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku tekniku që mori drejtimin e Lazio pas largimit të Maurizio Sarri, deklaroi se do të jetë bukur që ndeshjen e tij të parë e ka në “Olimpico”, teksa më tej foli edhe më ecurinë e “bomberit” italian, Ciro Immobile.

“Do të jetë bukur, do të kemi shumë motivim, por duhet të përgatitemi në mënyrën e duhur në çdo pikëpamje. Po mendoj për përgatitjen e skuadrës dhe jo për emocionet”-tha fillimisht ai.

Me Ciro-n kam folur dy herë për këtë temë, e kam parë shumë të motivuar. Mendoj se interesohet për kombëtaren, varet vetëm prej tij në këta dy muaj. Ai ka shënuar gjithmonë, mendoj se do ta bëjë sërish. Unë po e llogaris shumë, ai është një djalë me cilësi jo vetëm futbollistike, por edhe njerëzore. E njoh, jam i bindur se do të ketë dy muaj të rëndësishëm”,- u shpreh Tudor. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

Euroliga në RTSH: Panathinaikos, në frymën e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.