• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Debutim për tu mbajtur në mend” – Juventusi nuk i ndal postimet për Edon Zhegrovën

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova ka bërë për vete Juventusin qysh në ndeshjen e parë me fanellën e klubit bardhezi, ku edhe debutoi.

Juventusi luajti të martën mbrëma me Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.

Ky takim ishte i zjarrtë pasi u shënuan tetë gola në pjesën e dytë, me ekipet që morën nga një pikë pas një barazimi 4-4.

Megjithatë, Zonja e Vjetër deri në minutat e fundit ishte duke humbur 2-4 dhe njëri nga lojtarët që ndikoi në barazimin e rezultatit ishte pikërisht ylli kosovar, Zhegrova.

Zhegrova mori minutat e parë me fanellën e Juventusit pas transferimit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke u inkuadruar në minutën e 87-të në vend të Kenan Yildiz. Në minutën e katërt shtesë, Juventusit shënoi dy herë duke marr një barazim që mund të jetë i rëndësishëm, që sipas njohësëve meritë kishte edhe Zhegrova.

Juventusi nuk i ka ndalur postimet në rrjetet sociale për “Diamantin e Kosovës”, ku në njërin prej tyre shkruhej: “Debutim për tu mbajtur në mend”.

Ky ndikim i sulmuesit prishtinas ka bërë për vete tifozët bardhezi, të cilat nuk i ka kursyer pëlqimet në rrjetet sociale.

Next Post

VIDEO/ Kane fantastik, 'dygolësh' Chelsea-t, mësoni të gjitha rezultatet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.