Tuesday, 7. April 2026
Sport

Debutim se jo “mahi” – Muja pritet të startojë sonte kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve

GS 19/09/2023 1 Min. Lesezeit

Edicioni i ri në ligën më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve nis sonte me ndeshjet e para të fazës së grupeve.

  

Në program për ditën e sotme janë plot tetë ndeshje në dy orare të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Antwerpi, kampioni i Belgjikës në radhët e së cilit është edhe futbollisti nga Mitrovica, Arbnor Muja do të përballet me Barcelonën në udhëtim.

Në takimin kundër Barcelonës pritet të debutojë për herë të parë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni edhe Muja që ka treguar paraqitje të mira së fundmi dhe pritet të jetë në 11-shen startuese.

Ndeshja Barcelona – Antwerp luhet me fillim nga ora 21:00 në “Estadio Olimpico” dhe i takon Grupit H./Lajmi.net/

  

  


Teilen: