Tomas Tuhel ka një statistikë që duhet ta respektojë dhe që në fakt e bën të ndihet i qetë përpara ndeshjes me Shqipërinë. Dhjetë trajnerët e fundit kanë arritur që të fitojnë ndeshjen debutuese në krye të “Tre Luanëve” dhe ai do të kërkojë që ta çojë në 11 numrin e tyre.
Është një rekord që është vendosur prej 43 vitesh, kur në fakt në 1982 Bobi Robson barazoi 1-1 me Danimarkën në ndeshjen e tij të parë.
Pastaj të tjerët nuk kanë zhgënjyer. Por ka edhe nga ata që kanë dështuar në sfidën e parë dhe bëhet fjalë për Sër Alf Ramsejn që ka humbur ndaj Francës në vitin 1963. Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje më përpara duke fituar 6 të mëparshmet, kështu që për kuqezinjtë është një tabu që duhet thyer.
PANORAMASPORT.AL