Thursday, 20. August 2026
Sport

Debutimi i Sheznit me Barcelonën, ish-portieri i Juventusit rikthehet në fushë për herë të parë pas Europianit

GS 05/01/2025 1 Min. Lesezeit

Shezni do ta nisë sot nga minuta e parë për Barcelonës. Ndeshja debutuese për të do të jetë në Kupën e Mbretit ku katalanasit përballen me Barbastron nga ora 19:00.

Portieri 34-vjeçar rikthehet kështu në fushë pas disa muajsh, ndërsa ndeshja e fundit zyrtare ishte në qershor.

Asokohe luhej Europiani në Gjermani dhe Shezni mbronte portën e Polonisë.

Kujtojmë se Shezni kaloi 7 sezone te Juventusi. Më pas karriera e tij u duk e mbyllur, para se të vinte oferta e Barcelonës.

Një mundësi që lindi pas dëmtimit të portierit Ter Shtegen.

Teilen: