Debutim i hidhur në Champions, për skuadrën shqiptare të Malit të Zi, Deçiçi i Tuzit, që në ndeshjen e kthimit ndaj uellsianëve të TNS nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, ndërsa në sfidën e parë u mposht me rezultatin 3-0, duke u eliminuar kështu që në raundin e parë.
Vlen të theksohet fakti se Deçiçi gjeti golin e parë historik në këtë mbrëmje, teksa atë e shënoi Kajeviç në minutën e 72-të. Ndërkohë në 7 sfidat e tjera të zhvilluara ditën e sotme në raundin e parë kualifikues të Champions-it, festuan Santa Koloma, Panevezis, Linkoln Red Imps, Dinamo Minsk, Çelje, FCSB dhe Shamrok, që arritën të siguronin kualifikimin për në raundin e dytë.
PANORAMASPORT.AL