• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutoi me fanellën kuqezi, Gripshi: Për Kombëtaren vij edhe nga fundi i botës

15/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nazmi Gripshi bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi në miqësoren ndaj Jordanisë, duke hyrë në lojë gjatë pjesës së dytë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Debutimi i tij u shoqërua me një atmosferë të gëzueshme pas fitores 4-2 të Kombëtares shqiptare, me Gripshin që tregoi paraqitje të sigurt dhe premtuese në fushë.

“Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë.

Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final.

E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6 muaj, deri në qershor. Atje mbarojmë kampionatin në fund të tetorit e fillim të nëntorit. Nuk e kam vendosur, mendoj të mbarojë kampionati dhe pastaj të shohim ku do të jetë më e mira për mua dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë.

Të them të drejtën, në çdo moment, që kur kam qenë pjesë e moshave, deri të U21, kam pritur ftesën e Kombëtares. Por për lojtarin nuk është asnjëherë vonë, sa herë të thirrem do jem gati. Këtë herë që mora ftesën isha i gatshëm dhe nuk e mendova dy herë dhe çdo herë kur të më ftojnë, do jem i gatshëm për kombëtaren.

Udhëtim i largët? Për Kombëtaren edhe në fund të botës të jem, do të vij gjithmonë nuk ka distanca lidhje për kombëtaren e për kombin asnjëherë”, tha Gripshi pas ndeshjes.

Next Post

Trepça nis sot aventurën në edicionin e ri të FIBA Europe Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.