Barcelona është mposhtur nga Arsenali në një ndeshje të çmendur me rezultatin 3-5.
Për mesfushorin Ilkai Gyndoan nuk ishte debutimi që ai ëndërronte, por në fund të sfidës deklaroi se: Duhet të përshtatem me shokët e mi dhe ata duhet të përshtaten me karakteristikat e mia. Unë e di pozicionin në të cilin kam luajtur, por gjithçka është e re dhe duhet të perfeksionojmë automatizmat. Ne kemi një ide shumë të qartë për futbollin që duam të praktikojmë. Mendoj se më e rëndësishmja tani është të kemi durim, nuk jemi ende 100%”. Jam shumë i lumtur, ishte e veçantë për mua. Natyrisht që mund të kishim luajtur më mirë, por mendoj se u përballëm me një kundërshtar të madh. Bëmë gabime të padetyruara, por ishte miqësorja e parë e para-sezonit.”, përfundoi Gyndoan.
PANORAMASPORT.AL