Friday, 1. May 2026
Sport

Debutoi me Shqipërinë, Arsenali e huazon te Morecambe deri në janar 2026

GS 17/09/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i ri shqiptar, Maldini Kaçurri, është huazuar nga Arsenali te Morecambe, skuadër që garon në National League, deri në muajin janar 2026.

19-vjeçari iu bashkua Arsenalit në mars të vitit 2022 pas një periudhe te Fulham, ndërsa në qershor 2024 firmosi kontratën e parë si profesionist me klubin londinez. Gjatë sezonit të kaluar, Kaçurri regjistroi 14 paraqitje me akademinë e Arsenalit dhe debutoi edhe me ekipin e parë, kur hyri si zëvendësues në fitoren 5-1 ndaj Bolton Wanderers në Kupën e Ligës.

Në fund të sezonit 2024/25, ai kaloi me huazim afatshkurtër te Bromley në League Two, duke marrë përvojë të vlefshme në futbollin profesionist.

I lindur në Londër, por me origjinë shqiptare, Kaçurri është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku së fundmi debutoi me ekipin A duke luajtur 90 minuta në fitoren 1-0 ndaj Gjibraltarit gjatë pushimit të shtatorit për ndeshjet ndërkombëtare.

Arsenali i ka uruar suksese në këtë aventurë të re, duke theksuar rëndësinë e huazimit për zhvillimin e tij si lojtar.

Teilen: