Wednesday, 20. May 2026
Sport

‘Debutoi në rolin e mesfushorit te skuadra e re’, Mitaj: Le të shkojmë tigra!

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Al Itihadi triumfoi me rezultatin 3-0, në duelin ndaj Al Ain ku bëri debutimin edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u aktivizua në rolin e mesfushorit të qendrës, një pozicion ky që e kemi parë shpesh edhe te Lokomotiva e Moskës.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Arabisë, me Ittihad që kaloi fazën e 1/16-ve.

Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Ai ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 71’, kur u zëvendësua nga mesfushori Aouar. Ndërsa, nota e Mitajt për këtë sfidë ishte 7.2.

 Nëpërmjet rrjeteve sociale Mitaj ka reaguar mbi debutimin e tij me ekipin arab.

“Shumë i lumtur me debutimin tim dhe fitoren e ekipit. Atmosferë e këndshme nga tifozët tanë. Le të shkojmë tigra”, shkruan Mitaj në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Teilen: