• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutoi si trajner i Fenerbahçes, Mourinho nis me ankesat pas miqësores në Zvicër

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jose Mourinho bëri debutimin e tij të martën në krye të skuadrës së Fenerbahçes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, ku turqit fituan 4-3 në fushën e Luganos

Pavarësisht fitores, trajneri nga Setubali shprehu kritika të ashpra për fushën sintetike në “Arena Thun”, në stadiumin e Luganos:

“Nuk donim të justifikoheshim para ndeshjes, por është e vështirë të luash futboll cilësor në një fushë sintetike. Topi ngec, lojtarët nuk mund të driblojnë, loja ngadalësohet. Nuk e kuptoj se si UEFA lejon që ndeshjet e Champions League të luhen në fusha sintetike dhe nuk e kuptoj se si një ekip i mirë, si Lugano, dëshiron të luajë në një fushë si kjo. Nuk ishte e mirë për ndeshjen”., tha portugezi.

Sa i përket sfidës, Mourinho ishte i shqetësuar për golat e pësuar dhe kritikoi Luganon për mungesë “fair-play” në golin e tretë të skuadrës zvicerane: “Ishte një takim me shtatë gola, tifozët i pëlqejnë golat. Për mua si trajner tre gola të pësuar nuk janë një shenjë e mirë. Nuk më pëlqeu të pësonim gol nga një goditje standarde, goli i dytë ishte goditje e lehtë dhe e treta nuk ishte lojë e ndershme, ata duhet të na kishin dhënë topin dhe nuk e dhanë.

Dua një stadium të mbushur të enjten e ardhshme dhe e pres me padurim. Le t’i bëjmë një pritje të mirë Luganos. Ata do ta duan atmosferën, sigurisht”, përfundoi me doza ironie trajneri portugez.

Next Post

VIDEO/ Detaje interesante nga projekti i stadiumit të ri të Romës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.