Monday, 13. April 2026
Sport

Deçiq fiton në udhëtim, përforcon kreun e tabelës në Kampionatin e Malit të Zi

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, fiton në Petrovac dhe përforcon kreun e tabelës në Kampionatin e Malit të Zi në futboll. 

Deçiqi ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Petrovacit, në takimin e javës së 12-të

Deçiqi ka tre pikë më shumë se Jezero dhe 4 se kampioni në fuqi Budupnosti i Podgoricës.

Reprezentuesi i ri, super i talentuar i Kombëtares malazeze, Andrej Bajoviç, doli i vetëm në minutën e 4-të dhe shënoi për 0:1, goli i tij i tretë këtë sezon.

Përgjigja e Petrovacit ishte e shpejtë, Sllobodan Babiq shënoi me kokë pas pesë minutave.

Në minutën e 12-të, i pari nga dy golat e Oliver Sharkiqit, me një gjuajtje të shkëlqyeshme nga rreth 20 metra, 1:2.

Në minutën e 68-të, Sharkiq i dha fund me një tjetër gjuajtje të bukur pas një asistimi të klasit të lartë nga Gjelaj.

Petrovac ngushtoi humbjen në 2:3 me golin e Adnan Bashiq në minutën e parë të shtesës.

Deçiqi kryeson me 23 pikë, duke lënë pas Jezeron me 20, Buduçnostin me 19 pikë, Mornarin 18, Petrovacin 17, Sutjeskën me 16 pikë etj.

Teilen: