• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

01/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mrekulli shqiptare në Mal të Zi!

Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Buduçnostit të Podgroicës, në derbin e madh të javës së 11-të të elitës së futbollit malazez.

Skuadra shqiptare nga Tuzi ka treguar lojë të madhe ndaj Buduçnostit.

Një fitore që nuk matet as me ari e djelmoshave të presidentit Pal Dreshaj. 

Një fitore që skuadrën nga Tuzi e bën lider të ri të kampionatit të Malit të Zi.

Djelmoshat dhanë maksimumin dhe kjo u shpërblye me fitore të madhe. 

“Fitorja e tretë radhazi e Deçiqit që nënkupton edhe një ndryshim në krye të tabelës.

Tuzjanët vazhdojnë serinë në derbi ndaj Buduçnostit, duke fituar me rezultat 2:0.

Buduçnost humbi pas më shumë se dy muajsh (për herë të parë që nga raundi i parë dhe dueli kundër Mladost në DG Arena), dhe Deçiç tregoi se këtë sezon më në fund mund të jetë konkurrent i barabartë për titull”, shkruan media malazeze “Vijesti”. 

“Skuadra e Millorad Pekoviqit kurorëzoi hapjen më të mirë të lojës në minutën e 14-të, kur përfaqësuesi i ri Andrej Bajoviq konfirmoi se sa i rrezikshëm është para portës kundërshtare, shfrytëzoi pasimin e Leon Ujkajt dhe në mënyrë rutinore tronditi rrjetën e mysafirëve.

Në pjesën e parë, Podgoricasit kërcënuan dy herë me anë të Vasilij Axhiqit, ndërsa në pjesën e dytë patën rastin më të mirë për të barazuar. 

Ata fituan një penallti pasi Axhiq u faullua nga Stefan Miliq, por Velko Batroviq gjuajti lart mbi portë në minutën e 68-të.

Drashko Bozhoviq humbi dy raste të shkëlqyeshme por në anën tjetër për të zgjidhur çështjen e fituesit, diti të shfrytëzoi rastin e tretën, Deçiq fitoi një penallti në minutën e 81-të (faull nga Adnan Orahovac ndaj Darko Zoriqit), dhe ish-mesfushori i Buduçnost nuk gaboi.

Deçiq nuk ka pësuar gol në një seri prej tre ndeshjeve, do të mundohet ta vazhdojë të shtunën e ardhshme në Petrovac”, shkruan më tej media malazeze.

Deçiqi kryeson me 20 pikë duke lënë pas Buduçnostin me 19 sosh.

Next Post

Martinez përsëri do t’i nënshtrohet operacionit, nuk do të rikthehet këtë vit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.