Friday, 17. April 2026
Sport

Deçiqi nuk shkon në finalen e Malit të Zi

GS 08/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Deçiqi, përkundër angazhimit, nuk ia doli që të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi ka pësuar humbje në Berane me rezultat 1:0 nga Jezero, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. 

Ballafaqimi i parë kishte përfunduar baras (0:0), kësisoj Deçiqi me rezultat të përgjithshëm 1:0 eliminohet. 

Jezero, në finalen e 30 majit do të ndeshet me Budunostin e Podgoricës.

Deçiqit është në garë të fortë për titullin e kampionit dhe është shumë afër këtij qëllimi.

Teilen: