• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deco: De Jong është thelbësor për projektin, rinovimi i tij është afër

29/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Barcelonës, Anderson Luis de Souza ‘Deco’, është shprehur optimist për të ardhmen e Frenkie de Jong me fanellën blaugrana. Në një intervistë ekskluzive për ‘El Mundo Deportivo’, ish-mesfushori i Barçës theksoi se mesfushori holandez, i cili ka kontratë deri në vitin 2026, është shumë pranë rinovimit.

“Jemi duke biseduar. Frenkie po e shijon shumë qëndrimin këtu. Ka arritur një pjekuri në të gjitha nivelet, me familjen dhe në ekip. Nëse je lojtar me karakter, nuk do të rrish në Barcelonë vetëm për qytetin, por sepse dëshiron të konkurrosh për tituj. Ai e sheh këtë mundësi dhe dëshiron të qëndrojë. Për ne është një lojtar themelor për projektin aktual dhe për vitet e ardhshme, ndaj besoj se do ta përmbyllim me sukses,” deklaroi Deco.

Sipas tij, rinovimi i De Jong deri në vitin 2029 është i afërt: “Po, e shoh shumë pranë,” tha drejtori sportiv, duke e cilësuar holandezin një gur kyç në skuadrën që po ndërton trajneri Hansi Flick.

Ky konfirmim qetëson ambientin katalanas, pasi De Jong shihet si një nga liderët e mesfushës në projektin afatgjatë të Barcelonës.

Next Post

Xavi pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.