Monday, 9. March 2026
Futboll

Deco është fans i madh i tij, Barcelona siguron një lojtar me shumë përvojë për 15 milionë euro

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Nathan Ake do të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City dhe destinacioni i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Barcelona. “Catalunya Radio” zbulon se Deco është një fans i madh i holandezit dhe është gati të bëjë gjithçka për të kompletuar transferimin e tij te katalanasit.

Kontrata e 31-vjeçarit me “Qytetarët” skadon në vitin 2027, por ai do të largohet në fund të këtij sezoni pasi është i pakënaqur me minutat e pakta që ka pasur në dispozicion, duke qenë një zgjedhje e dytë ose e tretë për Pep Guardiolën.

Transferimi i qendërmbrojtësit holandez, i cili mund të mbulojë edhe krahun e majtë nuk do të jetë falas. Barcelona pritet të paguajë rreth 15 milionë euro për Ake, shifër mëse e përballueshme për katalanasit për një lojtar me përvojë të madhe.

Teilen: