• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deco, mesazh Juves: Araujo i lumtur te Barça, nuk është në shitje

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli për Sport dhe iu përgjigj pyetjes së një blerjeje të mundshme të Jonathan Tah nga Leverkusen gjatë verës: “Ajo që duhet të bëjmë tani është të qetësohemi pak pas merkatos. Duhet të mbajmë këmbët në tokë, të analizojmë se çfarë na ka ndodhur, vështirësitë që kemi pasur, nëse do t’i kemi në të ardhmen dhe çfarë mund të bëjmë”.

“Ne e njohim skuadrën që kemi sot, ka shumë gjëra që ndryshojnë, për shembull rasti i Eric Garcias. Ka shumë variabla që nuk mund t’i kontrollojmë, por ideja është aty dhe ne e dimë se çfarë duam. Nëse pyetja i referohet faktit që kemi katër qendërmbrojtës, do të jetë e vështirë të sjellim diçka, kjo është e vërtetë”.

A mund të ishte menduar një transferim i Araujo në janar? Mbrojtësi uruguaian ka qenë prej kohësh i lidhur me Juventusin. “Nuk kemi dashur asnjëherë ta shesim. Ai është i lumtur këtu. Nëse në të ardhmen, për ndonjë arsye do të ketë nevojë për ndryshim, ai e ka derën të hapur për të na thënë. Por nuk mendoj se është ajo çfarë dëshiron, përndryshe nuk do të kishte rinovuar”.

Next Post

LIVE LIGA E EUROPËS/ Ferencvarosh gjen avantazhin, Sociedad shënon tjetër gol. Mësoni rezultatet (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.