Kanadaja, për herë të parë ka arritur të sigurojë medalje të artë olimpike në xhudo, kjo falë xhudistes Christa Deguchi, në kategorinë deri në 57 kg. Në finale pa shumë emocione mposhti koreanojugoren, Mimi Huh.
Deguchi tashmë në moshën 28-vjeçare, ka lindur në Japoni. Për shtetin ku ka lindur ka garuar deri në vitin 2014. Nga viti 2017 ajo përfaqëson Kanadanë.