Nick Kyrgios, si gjithmonë njw personazh atipik, nuk e fshehu që marrëdhënia e tij me legjendën e tenisit, Rafa Nadal, kur ndanin fushën, nuk ishte më e mira.
“Nuk e duroja dot. E urreja dhe e përçmoja shumë kur e shihja nga afër,” kujtoi ai në podcast-in Nothing Major.
“Ai ishte ndoshta një prej atyre që gjithmonë më motivonte. Nëse luaja kundër tij, përpiqesha të jepja maksimumin. Përpiqesha të luaja tenisin më të mirë që mundesha. Por nuk ndieja të njëjtën zemërim ndaj Federer-it ose Novak-ut (Djokovic) kur luaja kundër tyre,” tha ai.
I pyetur për origjinën e kësaj ndjenje negative, ai shtoi: “Kur luaja kundër Rafës, nuk e di. Mendoj se ishte sepse të gjithë në akademitë e vendit tim e kishin pikw referimi, ishull. Flisnin gjëra si ‘Ai është një punëtor i madh.’ ‘Është kështu, është ashtu.’ Dhe unë mendoja, ‘Nuk e duroj dot këtë djalë.’ Doja të tregoja që mund të jesh i relaksuar, të argëtohesh dhe të fitosh kundër dikujt si ai.”
Gjithsesi, ai nuk e fshehu emocionin në lamtumirën e tenistit spanjoll: “U emocionova nga kjo. Në mënyrë të çuditshme, u emocionova shumë nga kjo. Është kaq e çuditshme t’i shohësh këta djem që largohen.”