Sunday, 5. April 2026
Sport

Deklarata e Modric-it për Milanin bën bujë: Pas Real Madridit, çdo hap tjetër është kthim pas, por….

GS 04/12/2025 2 Min. Lesezeit

Luka Modric ka komentuar kalimin e tij nga Real Madridi te Milani i Massimiliano Allegrit, në një intervistë të dhënë për Slaven Bilic, ku është shprehur hapur për emocionet dhe arsyet e këtij transferimi.

“Le ta them qartë: pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas. Çdo lojtar që ka qenë aty mund ta konfirmojë këtë. Por unë besoj se kam zgjedhur klubin ideal. Për historinë, traditën dhe ndikimin në futboll, Milani është më afër Realit se çdo klub tjetër. Për mua ishte lëvizja më natyrale, sidomos sepse jam rritur duke parë futboll italian dhe Milani ka qenë gjithmonë ekipi im i preferuar”, u shpreh mesfushori kroat.

Modric foli edhe për filozofinë e tij të futbollit, duke theksuar rëndësinë e inteligjencës dhe teknikës mbi aspektet fizike.

“Futbolli nuk është garë atletike. Nuk ka të bëjë me lartësinë, me faktin që je 1.90, apo me vrapimin e 100 metrave në 11 sekonda. Futbolli është teknikë, intuitë, inteligjencë dhe një kombinim i shumë elementëve të padukshëm për syrin e parë. Shpesh shoh njerëz që përpiqen të vendosin forcën, shpejtësinë apo trupin si kriter përcaktues, por futbolli nuk funksionon kështu”, deklaroi ai.

Sipas tij, cilësitë mendore e dallojnë lojtarin e madh nga ai mesatar:

“Inteligjenca është thelbësore. Mund të jesh i fortë dhe i shpejtë, por nuk do të tejkalosh kurrë teknikën, qartësinë mendore dhe mentalitetin e duhur. Këto janë arsye pse futbolli vazhdon të magjepsë njerëzit. Nuk është thjesht sport fizik, por art i mendimit dhe i vendimmarrjes.”

Deklaratat e Modric kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos mes tifozëve kuqezi, të cilët e shohin fjalën e tij si një vlerësim të jashtëzakonshëm për Milanin e Allegrit dhe për rolin historik që klubi mban në futbollin botëror.

Teilen: