Tibo Kurtua ka marrë vendimin që të mos kthehet në fushat e lojës derisa të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi në ligamentet e gjurit. Dhe pjesë e planit të portierit të Real Madrid, është të mungojë edhe në Euro 2024, pasi është i sigurt se nuk do të rikuperojë plotësisht për atë aktivitet.
“Fillimisht duhet të rikuperoj në 100% dhe është më mirë që të mos fiksoj një datë. Për shkak të këtij dëmtimi nuk do të luaj në Europian. Nëse do të jem me fat, do të luaj një ndeshje në maj, por nuk do të jem kurrë në 100% siç duhet të jesh për një turne të madh si Europiani.
Mendoj se është më mirë të jesh i sinqertë me Belgjikën. Nuk do të jem në portë nëse do të jem në 80% për sa kohë që kemi portierë të tjerë të mirë. Do të vendos mënjanë krenarinë time dhe do të jem një tifoz më shumë në qershor. Shpresojmë që të fitojmë”, ishin fjalët e portierit belg i cili në këtë mënyrë ka konfirmuar mungesën e tij.
PANORAMASPORT.AL