Barcelona ka fituar me shifrat 3-1 përballë Elches sot dhe trajneri Hansi Flick ka qenë i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes ndaj Realit.
Megjithatë, trajneri gjerman theksoi se ekipit i duhej ende punë për të treguar vlerat e tij, si grup por edhe individualisht, duke u ndalur te situata e Lamine Yamal.
“Pashë gjëra që i bëmë mirë, por duhet të përmirësohemi edhe ne. Duhet të luftojmë. Sot kishim një kundërshtar që donte topin dhe nuk ishte e lehtë. Na u desh të bënim presion dhe e bëmë, prandaj shënuam dy golat e parë dhe krijuam më shumë raste.
Mendoj se nëse të dy do t’i kishim shndërruar rastet tona në gol, do të kishte qenë rezultati 6-2. E thashë tashmë se nuk do të ishte e lehtë. Kemi dy ndeshje të mbetura para pushimit dhe duam t’i fitojmë.
Yamal? Ai duhet ta menaxhojë dëmtimin e tij. Të stërvitet, të marrë trajtim. Është një hap i mirë për të. Nuk mund të themi se është gati. Duhet ta menaxhojmë.
Rashford mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë. Jam i kënaqur me nivelin e tij; e di që ai mund të luajë në këtë nivel të lartë. Jam shumë i lumtur për të”, tha Flick pas ndeshjes.


