• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deklarata e Varan: Ju tregoj pse u largova nga Madridi

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Varan së fundmi e la futbollin për shkak të dëmtimeve. Pak muaj pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Varane foli me bashkëkombasin e tij te Reali, Tçuameni, në podkastin e lojtarit të Madridit për jetën e tij sportive.

varang

Në këtë bisedë ai shpjegoi largimin e tij nga Reali i Madridit në vitin 2021. “Nuk zgjohesh në mëngjes dhe mendon të largohesh nga Madridi”, filloi francezi, duke rrëfyer se ishte në vitin 2018 kur filloi të mendonte të largohej nga Reali.

“Kur ne po festonim Ligën tonë të katërt të Kampionëve, ishte thjesht kështu. Ishte normale. Ti fiton Ligën e Kampioneve dhe tashmë po të kërkojnë një tjetër. Duhet të shkosh për një tjetër”, tha ai, duke shtuar se “atëherë fitova Kupën e Botës dhe i kisha bërë të gjitha. I kisha arritur të gjitha. Arrita në një pikë në jetën time ku duhej të mendoja nga e para për karrierën time dhe të shihja se si duhej të ndihesha”.

“Madridi ishte… Nuk mund ta përshkruaj. Ishte i jashtëzakonshëm, por tashmë e kisha përjetuar. Doja të përjetoja diçka ndryshe. Për mua, Anglia dhe Mançesteri kanë diçka të veçantë. Pasionin për futbollin e ndien çdo ditë. Tani që ka mbaruar, nuk jam penduar”, ka rrëfyer Varan.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpooli pas Frimpongut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.