• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deklarata goditëse e Joao Felix: Do të doja të luaj për Barcën

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Joao Felix te Atletico Madridi, aktualisht duket shumë e paqartë. Los Colchoneros janë duke u përpjekur që ta shesin në këtë verë, mirëpo nuk ka shumë interesim për shërbimet e portugezit.

Për këtë arsye, gjasat e qëndrimit të 23-vjeçarit në kryeqytetin spanjoll janë të mëdha. Mirëpo, në një deklaratë bombastike (e transmetuar nga Fabrizio Romano) – ai e ka konfirmuar destinacionin e ëndrrave: Barcelona.

“Do të doja të luaj për Barcën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja t’i bashkohesha Barcës. Ka qenë ëndrra ime prej se kam qenë fëmijë. Nëse ndodh, do të ishte realizimi i një ëndrre”, citohet të ketë thënë Felix.

Portugezi është lidhur me një kalim te katalunasit në të kaluarën, por edhe më herët gjatë kësaj vere. Për fatin e tij të keq, marrëveshja vështirë se mund të arrihet për shkak të situatës jo të mirë financiare të Blaugranëve.

Megjithatë, një transferim në të ardhmen nuk mund të hidhet poshtë, porse do të varet nga kohëzgjatja e qëndrimit të futbollistit te Atletico.

Next Post

Van Damme në Kosovë, takohet me legjendën e karatesë shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.