• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Del në ankand makina me të cilën Michael Schumacher debutoi në Formula 1 me Benetton

12/02/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon pa ndërprerje nxjerrja në ankand e disa prej makinave që kanë bërë historinë e Formula 1 dhe garës së famshme 24-orëshe në Le Mans, të gjitha të shitura nga kompania “RM Sotheby”.

Pas shifrës rekord të arritur me blerjen e Mercedes të vitit 1954, ditët në vijim koleksionistët do të mund të bëjnë ofertat e tyre për Benetton B191. Bëhet fjalë për njëvendëshen me të cilën Michael Schumacher konkurroi në sezonin e tij të parë në Formula 1 në skuadrën britanike në 1991.

Schumacher arriti rezultate premtuese në Monza, Portugali dhe Spanjë në debutimin e tij në F1, në mes të sezonit, përpara se të fillonte vitin e tij të parë të plotë në F1 një vit më vonë (1992). Asokohe ai garoi me një Benetton-Ford 191, me të cilën u ngjit edhe tri herë në podium.

Pasi u tërhoq nga garat, makina iu shit një pronari privat përpara se të blihej nga Muzeu Indianapolis Motor Speedëay në 2005, ku qëndron edhe sot. Sot, shasia B191-08 ofrohet me një ngjyrë shumë të ngjashme me atë të Benetton të vitit 1993, si për sa i përket estetikës së makinës me një vend ashtu edhe për elementë të tjerë si pasqyrat e pasme.

Një makinë me kutinë e shpejtësisë dhe motorin ende original, por edhe me certifikatën e origjinalitetit të Benetton që konfirmon përdorimin e makinës nga Schumacher. Ofertat e para do të pranohen nga data 27 shkurt.

Next Post

Dështoi transferimi në Turqi, Ansu Fati mbetet “i burgosur” në Barcelonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.