Friday, 30. January 2026
Sport

Del një emër i ri për të marr pozitën e trajnerit të Real Madridit

GS 29/01/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid po shqyrton opsione të reja për pozitën e trajnerit dhe një emër i ri është futur në listën e kandidatëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen po analizon mundësinë e emërimit të Unai Emeryt si trajner i ekipit të parë, shkruan IndeksOnline.

Ky zhvillim vjen në një moment kur e ardhmja e trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa, mbetet e paqartë pas rezultateve jo bindëse dhe hubjes së fundit në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Arbeloa gëzon mbështetje të brendshme, drejtuesit e klubit po përgatisin alternativa në rast ndryshimi.

Unai Emery, aktualisht trajner i Aston Villa në Premier League, vlerësohet për përvojën e tij në futbollin evropian dhe sukseset e mëparshme në kompeticionet ndërkombëtare. Profili i tij shihet si i përshtatshëm për një projekt të ardhshëm te Real Madrid.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare nga klubi, ndërsa vendimi final për stolin pritet të merret në fund të sezonit, në varësi të rezultateve dhe objektivave të arritura.

Teilen: