Një njësi e forcave speciale franceze GIGN do të ruajë delegacionin izraelit gjatë gjithë kohës gjatë Lojërave Olimpike. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanen.
“Kam urdhëruar GIGN të jetë në detyrë 24 orë në ditë nga sekonda e parë e mbërritjes së delegacionit izraelit në Francë deri në nisjen e tij, si dhe atletët izraelitë, gjyqtarët dhe anëtarët e Komitetit Olimpik”, citon Le Monde të ketë thënë ministri.
Vihet re se përveç delegacionit izraelit, trupat e GIGN do të ruajnë edhe kombëtaren e Ukrainës.
Lojërat Olimpike Verore në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.